Ne rrjet

Kush është (ishte) Nasrallah? Lideri ‘fantazmë’ i Hezbollahut që fshihej nga një bunker në tjetrin

Udhëheqësi i "Partisë së Zotit", për të cilin Izraeli thotë se e ka eliminuar së fundmi në Bejrut, lindi në vitin 1960 dhe e transformoi grupin shiit libanez nga një realitet paraushtarak lokal, në një parti politike me një numër të madh ndjekësish. Prej vitesh nuk është shfaqur në publik

Gazeta Si - Sekuenca e fundit ishte e shpejtë, me urdhër për të goditur kur hapej një dritare mundësie, duke supozuar se objektivi ishte i pranishëm.

Kështu, bombat e bunkerit shkatërruan ndërtesa dhe jetë njerëzish. Gjithçka mbi selinë e Hezbollahut në Bejrutin jugor. Një plan i pastër për të neutralizuar Hassan Nasrallah, liderin e lëvizjes shiite aleate me Teheranin.

Një veprim me një përfundim të pasigurt deri në orët e vona të natës. Me një numër të frikshëm të lartë të vdekjeve të civilëve.

Udhëheqësi i Hezbollahut, në komandë të lëvizjes që nga viti 1992, kishte jetuar gjithmonë i fshehur nga bunkeri në bunker. Por sipas ushtrisë izraelite, “rrjeti” u copëtua

Hassan Nasrallah, Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut, ka qenë në krye të grupit shiit libanez që nga viti 1992, kur ai zëvendësoi Abbas Musaëi pas vrasjes së tij.

Nën udhëheqjen e tij, "Partia e Zotit" kaloi nga një realitet paraushtarak vendas, në një parti politike me një numër të madh ndjekësish, si dhe mbajtëse të një arsenali të frikshëm armësh lufte. Në vitin 2021, vetë Nasrallah deklaroi se kishte 100,000 luftëtarë, një numër i konfirmuar nga analistët.

Protagonist i lidhjeve gjithnjë e më të ngushta me Iranin dhe me liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, lideri 64-vjeçar i Hezbollahut prej vitesh nuk është shfaqur në publik, për të shmangur rrezikun e vrasjes nga Izraeli.

Për këtë arsye ai i mban fjalimet e tij nga vende të panjohura dhe lëvizja shiite zakonisht thërret një demonstratë për t'i lejuar mbështetësit t'i shikojnë ato në ekrane të mëdha.

Megjithatë, ky nuk ishte rasti në fjalimin që mbajti më 19 shtator, kur foli për herë të parë pas sulmeve, të cilat i atribuohen gjerësisht Izraelit, në të cilat biperët dhe telekomandat shpërthyen në Liban.

Izraeli ka “kaluar të gjitha vijat e kuqe”, deklaroi Nasrallah, duke akuzuar shtetin hebre se ka shpallur luftë dhe ka premtuar dënim.

Nasrallah pranoi atë ditë se sulmi ndaj pajisjeve të komunikimit të përdorura nga anëtarët e tij ishte një "goditje e rëndë" për Hezbollahun, por siguroi se "ne do të bëhemi më të fortë dhe do të jemi gati të përballemi me më të keqen".

Jeta e botëkuptimit të Hassan Nasrallah ishte padyshim e kushtëzuar nga historia e tij personale. I lindur në Bejrut në vitin 1960 në një familje modeste, që nga fëmijëria iu përkushtua studimit të Islamit.

Ai jetoi luftën civile libaneze. Pasi filloi karrierën e tij politike në lëvizjen Amal, e themeluar nga kleriku iranian Musa al Sadr, e cila u fokusua kryesisht në komunitetin shiit libanez, ai u transferua në Irak për t'iu përkushtuar studimeve fetare në Najaf kur ishte 16 vjeç. Më pas u dëbua nga vendi në vitin 1978.

Pas kthimit në Liban, ai iu bashkua Hezbollahut në vitin 1982, kur grupi u themelua pas pushtimit të Izraelit në Liban. Pas vrasjes së Musavit nga Izraeli në vitin 1992, Nasrallah u emërua Sekretar i Përgjithshëm.

Në vitin 2006, Hezbollahu u bë e vetmja forcë e armatosur që detyroi Izraelin të tërhiqej nga një vend arab pas një lufte 34-ditore.

Që nga ai moment Nasrallah filloi të perceptohej si një hero në botën arabe, duke u bërë një nga pikat e referimit të të ashtuquajturit "Boshti i rezistencës" i mbështetur nga Irani. I cili përfshin Hezbollahun, Hamasin, Xhihadin Islamik, Houthit, milicitë shiite në Irak dhe Sirinë e Bashar Al Asadit.

Me sulmin më 7 tetor 2023 të nisur nga Hamasi në jug të Izraelit, i cili u pasua me shpërthimin e luftës në Gaza, filloi një kapitull tjetër në situatën gjithmonë të tensionuar në kufirin libanez dhe Izraelin.

Nasrallah tha se ai nuk ishte në dijeni të planit të sulmit të Hamasit, por e vlerësoi atë si një "akt heroik". Të nesërmen filluan sulmet me raketa kundër Izraelit në shenjë solidariteti me palestinezët.

“Armëpushimi në Gaza dhe Hezbollahu do të ndalojë lëshimet e raketave”, është deklarata që Nasrallah ka përsëritur gjatë 11 muajve të luftës në Rrip.

I martuar me pesë fëmijë, Nasrallah mban gjithmonë çallmën e zezë të Sayyed, i konsideruar nga ummet si pasardhës i profetit Muhamed.

Në një intervistë të rrallë, ai tha se ka luajtur futboll në rininë e tij dhe adhuron ende Diego Armando Maradonën.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë