Gazeta Si- I riu Klajdi Prendi u ekzekutua me armë zjarri pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pasi kishte dalë nga një kafe dhe sa po kishte hipur në automjetin e tij.
Ai është djali i Fran Prendit, igj-gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës në vitin 1995.
Në vitin 2006, Prendi u transferua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO.
Fran Prendi u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të Vettingut, duke i shpëtuar ‘filtrit’ për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.
Prendi ka qenë gjyqtari në seancën paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”, me 12 të pandehur, të akuzuar për krijim të grupit kriminal dhe prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim.
Ndër vendimet e bujshme që mbajnë emrin e Prendit, është edhe dënimi për grupin e Emiljano Shullazit, në total me 55 vite burg. Shullazi u dënua me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Ai ishte pjesë e trupës gjykuese që vendosi burg përjetë për Salvatore Lettizia, një anëtar i Camorras italiane për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Ish-gjyqtari ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi në 31 gusht 2017 në Tiranë.
Fran Prendi njihet edhe si gjykatësi që liroi nga burgu Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.