DJ Martin Garrix është këngëtari i kompeticionit, Euro 2020. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artisti në një event në Amsterdam.
Kënga ende nuk është zbuluar, por mendohet se pjesë e saj do të jetë edhe një tjetër këngëtar. Kënga do të interpretohet për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në “Olimpico” në Romë, në datën 12 qershor.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i verës tjetër do t’i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë, shpresoj se kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj,” është shprehur ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.