Analize

Kush do ta fitojë betejën e madhe për udhëheqjen globale?

Trump

Të gjithë do të ishim gabim nëse do të mendonim se po jetojmë përmes një Lufte të Re të Ftohtë. Konflikti mes Lindjes Komuniste dhe Perëndimit Kapitalist, në shekullin e 20-të ishte thjesht një përplasje mes dy superfuqive që përpiqeshin vazhdimisht të përmbanin njëra-ktjetrën. Por onflikti global me të cilin përballemi sot është shumë më i rrezikshëm.

Në po jetojmë përmes është një lojë të madhe, një përplasje e fuqive të mëdha që po përpiqen të rrokullisin sferat e ndikimit të njëra-tjetrës. Ndryshe nga konflikti i shekullit të 19-të midis Britanisë dhe Rusisë që arriti kulmin me luftën për dominimin e Afganistanit, loja e madhe e ditëve të sotme është globale, shumë më komplekse dhe shumë më e rrezikshme.

Le ta quajmë një lojë treshe. Ajo përfshin tre lojtarë kryesorë, Rusinë, Kinën dhe Perëndimin, të cilat konkurrojnë në tri mënyra: gjeografikisht, intelektualisht dhe ekonomikisht Pretendimet e tre superfuqive për pushtet deri më tani janë përplasur në Siri, Ukrainë dhe Paqësor.

Putin dhe Presidenti Xi

Në nivele të ndryshme, qeveritë dhe qytetarët nga Kajro deri në Kopenhagën kanë ngritur dyshime se demokracia liberale dhe internacionalizmi i pasluftës nuk është zgjidhja e duhur. Dhe për të gjitha vendet që kanë të tilla dyshime, Kina dhe Rusia vetëofrohen si modele alternative, me strategji të mëdha për shtrirjen bilaterale dhe multilaterale. Nuk doni të ndiqni të drejtën ndërkombëtare, integrimin evropian ose skemat kundër korrupsionit? Na ndiqni ne!

Çfarë do të jetë më tërheqëse për qeverinë egjiptiane, nëse ndodh një tjetër kryengritjeje masive në vend: një bashkëpunim me Evropën, e cila këmbëngul në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, apo një bashkëpunim me Rusinë, e cila ka provuar se nuk i intereson shtypja dhe dhuna, për aq kohë sa nuk i preken interesat kombëtare, edhe nëse një aleat përdor armë kimike kundër popullit të vet?

Ndërkohë që Rusia ofron mbështetje ushtarake, Kina ofron një variant tregtar. Ndryshe nga Perëndimi, Kinës nuk i intersojnë të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit përgjatë rrugës së investimeve. Në fund të vitit 2017, Pekini rriti investimet në Ukrainë, duke e shpallur Kievin si një bllok të rëndësishëm ndërtimi në rrugën e re të Mëndafshit. Qeveria e korruptuar ukrainase ka deklaruar me kënaqësi që 2019 të jetë "Viti i Kinës" në Kiev.

Rruga e  re e Mendafshit 

Më pas shënjestra e radhës ishte Ballkani.

Si kryeministër i një shteti ballkanik, mund vendosni të prisni dekada të tëra që Bashkimi Evropian t'ju lejojë të hyni në union duke iu përmbajtur standardeve strikte të reformave dhe duke zbatuar me përpikmëri 80,000 faqe me ligje. Ose thjesht, mund t'u drejtoheni investitorëve kinezë, të cilët nuk do të kërkojnë asnjë kusht të ngjashëm. Në vitin 2016, presidenti kinez, Xi Jinping, kaloi tri ditë në një vizitë shtetërore në Serbi, ndërsa po atë vit, kancelaria gjermane, Angela Merkel, ndaloi në Beograd vetëm për disa orë. Që atëherë, kompanitë shtetërore kineze kanë blerë fabrikën më të madhe të Serbisë, kanë blerë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, një central të madh qymyri në Rumani, si dhe kanë marrë me qira një pjesë të portit të Pireut në Greqi.

Por të paktën Kina nuk është duke nxitur revoltat anti-perëndimore siç bën Rusia. Megjithatë, Pekini dhe Moska kanë të njëjtin qëllimin strategjik: të minimizojnë ndikimin perëndimor në mbarë botën. Kina jep paratë për të forcuar aleancat e reja, ndërsa Rusia “mbjell” helmin politik për të dobësuar ato të vjetrat. Është një strategji e përsosur.

Ashtu si gjatë lojërave të mëdha të shekullit të 19-të, ushtrimi i forcës ushtarake jashtë vendit tenton të destabilizojë qeveritë perëndimore, por forcon regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Nëse ka ndonjë gjë që popullsia ruse lavdëron tek udhëheqësit e saj, ato janë mizoritë e tyre. Sipas një sondazhi të vitit 2017 nga qendra Levada, 38 përqind e rusëve e konsiderojnë vrasësin masiv Joseph Stalin si "personin më të shquar" në historinë botërore, i pasuar nga Putin me 34 përqind.

Dhe këtu dalim tek “lufta intelektuale” mes fuqive të mëdha: Edhe pse shoqëroria ruse duket se nuk është shumë kritike ndaj vetëvetes, vetëgjykimi është një tipar përcaktues i shumë vendeve perëndimore. Tensionet e shprehura dhe të debatuara publikisht midis shtetit dhe popullit, dhe midis fraksioneve të ndryshme të publikut,e bëjnë një shoqëri liberale dhe demokratike. Por forca e këtij skepticizmi mund të kthehet në një dobësi nëse shfrytëzohet nga një forcë që kërkon dobësimin e vendit.

Putin e di se evropianët nuk besojnë tek qeveritë e tyre kur bie fjala tek çështjet e luftës dhe paqes, veçanërisht pasi disa prej tyre mbështeteshin tek agjensitë e korruptuara të inteligjencës për të justifikuar luftën në Irak. Helmi i përdorur në atentatin e ish-agjentin rus Sergei Skripal, në Angli, dhe armët kimike që janë hedhur kundër fëmijëve të Sirisë, duket se po vrasin dalëngadalë besimin tek përfaqësuesit e zgjedhur në Londër, Paris dhe Berlin. Nuk ka dyshim se komuniteti ndërkombëtar i ka shkelur herëpashere standardet e veta, duke ndërmarrë veprime të paligjshme ose të drejtpërdrejta në Kosovë, Irak dhe Siri.

Ndërkohë Rusia dhe Kina po përdorin fuqinë e tyre si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bllokuar drejtësinë dhe për të minuar Perëndimin. Kush do të fitojë?

Është shumë shpejt të thuhet nëse Perëndimi është i gatshëm të bashkohet nën një mburojë kundër kësaj sfide. Megjithatë,Rusia dhe Kina mund të humbasin. Është e shtrenjtë të luash në sferën globale, pasi resurset dhe kapitalet e shpenzuara jashtë vendit nuk arrijnë kurrë të sjellin paqe dhe përparim ekonimik në shtëpi.

Duke përshkruur luftën në Afganistan, poeti gjerman Theodor Fontane shkruante se: Udhëtimi filloi me 13,000 ushtarë, por vetëm njëri prej tyre u kthye në shtëpi.

Në një mënyrë apo tjetër, Rusinë dhe Kinën i pret së shpejti i njëjti fat./New York Times/

Interested in ordering cheapest medications over the internet


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë