Diodato triumfoi ndajtëgdhirin e festës pesë ditore sanremeze.
Me “Fai rumore”, “Bëj zhurmë” të gjitha juritë bën që Diodatos t’i jepej luani i artë i edicionit të 70-të të Festivalit të Këngës Italiane, Sanremo.
“Realish nuk po kuptoj shumë, do të shprehej këngëtari i ri pasi mori çmimin. Është një ndjesi e çuditshme. Jam i tronditur. Që prej ditës së parë jam ndjerë i mirëpritur me ngrohtësi që nuk e prisja. Të marrësh gjithë këto çmime është shumë e papritur për mua. Më mbush me gëzim. Ia dedikoj çmimin qytetit tim, Tarantos, në të cilën duhet bërë zhurmë, për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë në një situatë të paqendrueshme.”
Diodatos iu dhanë edhe çmimi i kritikës “Mia Martini” e ai i shtypit, radios, tv e web ‘Lucio Dalla’.
https://www.youtube.com/watch?v=yFr8xbkvFLc
Sipas disa zërave, pjesa i dedikohej një konkurenteje tjetër në garën e këtij viti: Levante.
Teksti flet në fakt për një ish: Diodato e Levante kanë qenë bashkë që prej 2017-ës deri pak më parë. Një histori dashurie që nuk ishte mediatizuar kurrë. Shumë syresh në tekstin e Diodatos, shohin – e shpresojnë rikthimin e zjarrit mes të dyve.
Gjatë një konference për për shtyp Diodato do të thoshte: “Ka qenë një muaj i jashtëzakonshëm që po më jep kënaqësi të jashtëzakonshme. Nga “Çfarë jete e mrekullueshme” tek “Bëj zhurmë” mendimi pas tij u kuptua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjëja më e mirë është të thuhet: “ju e shkruani këngën time”. Kjo është gjëja më e bukur për mua”. Ai mandej shpjegoi pasazhin e tij nga Sanremo: “Të gjithëve do tu ketë ndodhur që të largohen nga një person tjetër. Kjo është një ftesë për ta bërë njerëzimin të ndihet me një zhurmë të ëmbël. Ato heshtje që janë krijuar rrezikojnë të forcojnë edhe heshtjet e gabuara. Është një ftesë të përpiqesh të mos shkatërrosh atë që është e mirë në jetë. Sot ekzistojnë dy ndarje kryesore në shoqërinë tonë: një pjesë tepër e zhurmshme e përbërë nga ulërima që duan të imponohen me parrulla të caktuara, në anën tjetër ekziston një botë tjetër që nuk njihet dhe që ndonjëherë mbetet shumë e heshtur. Këtu, kjo këngë është gjithashtu një ftesë për të shprehur mospajtimin e tyre duke i kushtuar vëmendje fjalëve “.
Francesco Gabbani merr vendin e dytë dhe mirënjohjen e Tim Music për këngën më të dëgjuar. Të tretët I Pinguini Tattici Nucleari me këngën e tyre ‘Ringo Star’.
Tosca-s i akordohet çmimi ‘Giancarlo Bigazzi’, të dorëzuar nga profesorët e orkestrës. Në fund çmimi ‘Sergio Bardotti’ për tekstin më të mirë (nga Komisioni Muzikor) shkon tek Rancore për këngën e tij ‘Eden’.
Nata e fundit
Nata e fundit e festivalit të 70-të të Sanremos do të çelej me Bandën e Karabinierëve, e cila do të festonte mbrëmë (të shtunën) 100 vjetorin e krijimit.
Nën tingujt e himnit të flamurit, gjithë salla e Ariston u ngrit më këmbë.
Mbrëmja e fundit e festivalit, përpos prezantimit të këngëve pjesëmarrëse pati shumë momente humori dhe spektakli.
Dy bashkëdrejtuesit Amadeus dhe Fiorello do të interpretonin sëbashku “Un mondo d’amore” të Gianni Morandit, Amadeus duke veshur paruken e verdhë të Maria De Filipit, si fjalë e mbajtur nëse Sanremo e një nate më parë do të kishte boom ndjekësish.
Në fakt është cilësuar si Sanremo më i ndjekur, me dëgjime rekord mbi 50%, si një Sanremo origjinal, i dashur i cili ka buruar nga fryma e miqësisë dhe dashurisë dhe është bërë mes miqve.
Për këtë Drejtuesit e Rait do ti propozonin Amadeus dhe Fiorellos që të bëjnë sërish Sanremon vitin e ardhshëm.
“Nuk e kemi thënë kund, por sot drejtori i Rait na kërkoi të bënim Sanremo Bis. Nuk i kemi kthyer ende përgjigje. Do t’ia kthejmë në përfundim të kësaj puntate, javën tjetër”- do të ironizonte me shaka Fiorello kohëzgjatjen e çdo nate të Sanremos. E para herë në historinë e tij, që festivali zgjat përtej orës 2 të mëngjesit.
Momenti tjetër ishte zbritja e shkallëve të Sanremos nga Zonja e së dielës, Mara Venier, aq e dashur për publikun italian.
Duke autoironizuar moshën e saj, 69 vjeç, ajo zbathi këpucët me taka dhe i zbriti shkallët e Sanremos me furi.
Mara Venier Amadeus & Mara Venier
Një nga personazhet e dashur të këtij festivali ishte edhe këngëtari Tiziano Ferro, i cili ka deklaruar se të ardhurat nga festivali do t’i shpërndajë mes 5 organizatave joqeveritare, mes të cilave njëra prej tyre përkujdeset për kafshët.
Monologu i tij i natës së fundit që kuisentencën e tij kishte “Lumturia nuk është një privilegj, është e drejtë e të gjithëve”, do të emociononte të gjithë publikun nga salla.
“Dhe lumturia nuk është një privilegj, është e drejtë. Në moshën 40 vjeçare me të vërtetë mendoj se nuk ka nevojë të tregoj se në cilën anë jam. Historia ime është e shkruar vetë. Në 40 vjeç e kam kuptuar që askush nuk mund të shohë sa e bukur është dashuria, nëse nuk e ndan me botën buzëqeshjen e të ndjerit i dashuruar “.
Lista e renditjes
- Diodato
- Francesco Gabbani
- Pinguini Tattici Nucleari
- Le Vibrazioni
- Piero Pelù
- Tosca
- Elodie
- Achille Lauro
- Irene Grandi
- Rancore
- Raphael Gualazzi
- Levante
- Anastasio
- Alberto Urso
- Marco Masini
- Paolo Jannaçi
- Rita Pavone
- Michele Zarrillo
- Enrico Nigiotti
- Giordana Angi
- Elettra Lamborghini
- Junior Cally
- Riki
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.