Futboll

Kurtua shigjeton UEFA-n: Nuk e kuptoj pse duhet finalja për vendin e tretë!

Te Belgjika ka zhgënjim të madh pas humbjes dramatike 2-3 me Francën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Belgët kryesonin pas pjesës së parë 2-0, por në fund dolën të mundur dhe tani duhet të ndeshen me Italinë në finalen për vendin e tretë të kompeticionit. Një sfidë, që sipas portierit të Belgjikës dhe Real Madridit, Tibo Kurtua, është krejtësisht e kotë.

“Në pjesën e dytë Franca bëri presion lart dhe ne nuk ishim të qetë me topin. I dhuruam Francës gola shumë të lehtë”, – tha Kurtua për “RMC Sport” pas ndeshjes me Francën. “Nuk i kam riparë golat, por për të parin mund të them se lojtarë të tillë (Benzema) kanë klas për të shënuar në zonë. Për golin e dytë mendoj se ajo penallti është një mëkat. E dinim që 2-0 nuk mjaftonte ndaj Francës”, – ka shtuar portieri belg.

Kurtua dhe Vitsel gjate ndeshjes me Francen. Gazeta Si, 8 tetor 2021

Dhe në fund komenti i Kurtua për sfidën me Italinë: “Ndeshja e së dielës me Italinë është e kotë. Të zësh vendin e tretë në Ligën e Kombeve është e kotë. Për çfarë duhet? Nuk e di, nuk e kuptoj se duhet ta luajmë këtë ndeshje”. Një shigjëtë kjo e drejtpërdrejtë për drejtuesit e UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë