Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfunduan takimet e parashikuara me udhëheqësit europianë në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre.
Kurti nuk dha ndonjë deklaratë para gazetarëve në përfundim të takimit i cili zgjati vetëm gjysmë ore. Edhe Vuçiç refuzoi po njësoj.
LEXO EDHE:
Kurti pranon ‘Propozimin e ri Europian’ të 5 emisarëve për vazhdimin e bisedimeve
Kurti dhe Vuçiç u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në vijim të procesit të dialogut që filloi fundjavën e kaluar, kur të dërguarit perëndimorë perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se propozimi i Brukselit sa i përket asosacionit të komunave me shumicë serbe, iu është dorëzuar të dyjave palëve.
Gjithashtu Stano shtoi se shpreson që të ketë një përgjigje pozitive lidhur me këtë propozim, megjithatë beson se nuk do të një rezultat final sa i përket kësaj çështjeje.
“Sot nuk është vërtetë mundësia për të bërë deklarime apo arritur rezultat final. Kjo është pjesë e procesit. Sepse procesi duhet të ristartohet me energji të plotë dhe përkushtim të plotë. Që do të thotë në mënyrë konstruktive dhe pa parakushte. Për të punuar menjëherë në të gjitha obligimet dhe Asociacioni është një ndër to, dhe për depërshkallëzimi i situatës që jashtëzakonisht i nevojshëm”, ka thënë Stano.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




