Kosova

Kurti voton në Prishtinë: Ta formojmë qeverinë sa më shpejt

Nga Gazeta ‘Si’- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para gazetarëve.

Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre. Kurti iu drejtua mediave në shqip, anglisht dhe serbisht.

Ai foli edhe për çështjen e koalicionit, duke thënë se koalicioni që ishte refuzuar, është rezultat i zgjedhjeve që po mbahen sot.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin edhe majin e këtij viti. Sot jemi në zgjedhjet e parakohshme pikërisht sepse u refuzuan koalicionet.

Uroj që legjislatura e 10 të konstituohet sa më shpejt dhe ta formojmë qeverinë sa më shpejt. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse ndikon edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë