Kosova

Kurti voton në Prishtinë, apel qytetarëve në shqip, anglisht dhe serbisht: Zëri juaj duhet të dëgjohet

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Në apelin e tij dhënë në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, Albin Kurti tha se inkurajon çdo qytetar që të ushtrojnë të drejtën demokratike për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet.

Po ashtu ai tha se duhet ta përdorin këtë shans  për të vendosur për 4 vitet e ardhshme.

“Dita e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin sovran të Kosovës. Inkurajoj çdo njërin që të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha Kurti.

Kandidatët e tjerë për kryeministër në këto zgjedhje janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë