Kosova

Kurti viziton tre policët e rrëmbyer nga Serbia, i falënderon për qëndresën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë te shtëpitë e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia me 14 qershor.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se me rastin e festës së Kurban Bajramit, ai i ka vizituar tre policët kosovarë të cilët u rrëmbyen nga Serbia.

Kurti i ka falënderuar ata për, siç tha ai, qëndresën dhe besimin.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia”, shkruar Kurti.

“Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë