Politike

Kurti vizitën e parë si Kryeministër, në Shqipëri

Albin Kurti pritet të zhvillojë në Shqipëri vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Në një takim që zhvilloi me Qemal Minxhozin, ambasador i Shqipërisë në Prishtinë, është vetë kryeministri që ka konfirmuar vizitën. Mbetet për tu mësuar data e saktë e vizitës.

“Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë