Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë një takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se Kurti udhëtoi për Paris.
Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari për Kurtin pas marrjes së mandatit të tretë si kryeministër.
Nuk ka detaje për agjendën, por të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u krenuar se ka informacione ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa Macronit.
Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje