Kosova

Kurti: Ushtria Amerikane nuk do të largohet nga Kosova

Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani, në Prishtinë ka pasur shumë debate rreth mundësisë që Amerika të largohet.

Duke komentuar këto akuza, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e beson se NATO nuk do të largohet nga Kosova. Ai shton se pas samitit të fundit të Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel është e sigurt që NATO do të qëndrojë në Ballkan përfshirë edhe Kosovën.

Duke folur për “Al Jazeera”, Kurti thotë se rasti i Kosovës dhe Afganistanit nuk janë të ngjashme, pasi Prishtina synon edhe anëtarësimin në NATO.

Kryeministri ka deklaruar se Kosova po forcon edhe ushtrinë e saj, sidomos pas lëvizjeve të dyshimta të ushtrisë serbe rreth kufijve të Kosovës.

“ Unë nuk mendoj që NATO do të largohet nga Kosova. Sepse NATO ndërhyri këtu dhe misioni ishte për t çliruar Kosovën, për të mos rënë përsëri në duart e Serbisë, shtet ky që është shumë i afërt me Rusinë. Dhe e dimë që një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia”, shprehet Kurti.

Mundësia e largimit të ushtrisë amerikane u ngrit nga Serbia pas një deklarate të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se largimi nga Afganistani do të përfundojë historinë e ndërhyrjeve ushtarake të SHBA-së kudo në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë