Kosova

Kurti: Rrëmbimi i policëve gjithsesi duhet dënuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të policisë nga paraburgimi në Serbi. 

Ai thotë me anë të një reagimi në Twitter se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, akt për të cilin Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet dënuar”, shkruan Kurti.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë