Kosova

Kurti takon presidentin e ri të KE-së: Të përkushtuar në rrugën drejt BE-së

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa, në Bruksel.

Kurti tha se Kosova është e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa. Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shtoi Kurti.

Kurti po ashtu i ka shprehur urime për detyrën e re.

“Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”, përfundoi Kurti. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë