Kosova

Kurti takohet me Varhelyin, kërkohet vazhdim i reformave në drejtësi

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Para takimit të Këshillit për MSA-në, Varhelyi ka shkruar se me Kurtin ka folur për punën e vazhdueshme në reforma që përfshinë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar

“Me kryeministrin Albin Kurti para takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejt të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor si dhe punën e vazhdueshme në reforma që përfshinë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Varhelyi.

Më herët Kurti ka takuar edhe kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell.

 “Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë