Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të udhëtojë në 23 qershor drejt Francës, ku do të pritet në Pallatin Elisee nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ajo e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimit euuropiane.
Gjithashtu, kryeministri Kurti, mësohet do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave. Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




