Një takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë ishte parashikuar të ndodhte këtë javë.
Kryeministri Albin Kurti tha se takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçic në Bruksel nuk ndodhi për shkak të palës serbe.
“Ka pas të ndodhë këtë javë një takim mes Kosovës dhe Serbisë, i nivelit të lartë, sërish janë ata që kërkuan të shtyhet kjo gjë. Ata po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel, janë ata që nuk po i përgjigjen pozitivisht zhvillimit të bisedimeve atje”, tha Kurti në një konferencë për media.
Ai shtoi se çfarëdo pretekstesh që përdoren nga Serbia, nuk janë të vërteta dhe janë përpjekje për t’u shfajësuar.
Kurti tha gjithashtu se nuk mund të thuhet se janë afër apo larg sa i përket marrëveshjes për të pagjeturit me Serbinë, në kuadër të procesit të dialogut.
Ai theksoi se njëri nga problemet për këtë çështje është se Beogradi nuk po i konsideron si të rrëmbyer gjatë luftës personat e zhdukur dhe të pagjetur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




