Kosova

Kurti: Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen të mos jetë tregues se nuk pajtohet me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ka folur ndër të tjerash, edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, të mos jetë një tregues se nuk pajtohet me përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazike në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç refuzoi dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin. Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër. Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, u shpreh Kurti.

Ai tha se beson se marrëveshja bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke në mes të dy shteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë