Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që Kosova ka me Serbinë, ku ka thënë se kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera nga Millosheviç.
Kreu i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do të heshtë dhe do të kërkojë drejtësi për viktimat.
“Me Serbinë kemi probleme për shkak se nuk po na e njohin pavarësinë dhe nuk po i pranojnë krimet e kryera nga Millosheviçi që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidale.
Ne asnjëherë nuk do ta heshtim këtë dhe gjithmonë do të kërkojmë drejtësi për viktimat. 10 mijë civilë të paarmatosur, të pambrojtur, na i kanë vrarë. 1133 fëmijë na i kanë vrarë para 25 viteve, 20 mijë gra e vajza janë të dhunuara. Ata i mohojnë këto gjëra dhe përveç kësaj nuk duan ta pranojnë ekzistencën e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, sovran, demokratik që është kampion në Ballkan sa i përket progresit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka pohuar Kurti.
Kurti shtoi se Kosova nuk është kundër serbëve.
“Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër neve, po vetën në qafë e pastë për shkak se ne do të zhvillohemi e do të përparojmë”, ka pohuar Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




