Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Turqi, ku do të takohet dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Lajmi u konfirmua nga zyra e Kurtit, pas takimit me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, e cila shton se kryeministri do të ketë zhvillojë bisedime dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Temë kryesore e takimeve në Stamboll pritet të jenë situata e sigurisë në veri të Kosovës, por edhe në rajon.
Trupat e NATO- së në Kosovë qe nga fillimi i këtij viti, drejtohen nga Turqia, gjithashtu ky shtet ka rritur prezencën ushtarake në Kosovë me afro 200 ushtarë.
Ndërsa më 3 qershor Kurti do të marrë pjesë në forumin e bizneseve turke dhe kosovare.
📢Türkiye-Kosova İş Forumunu, Kosova Başbakanı @albinkurti ve @ticaret Bakanımız @omerbolatTR'ın katılımlarıyla gerçekleştireceğiz.
— Dış Ekonomik İlişkiler Kurulu – DEİK (@deikiletisim) May 29, 2024
🗓️ 3 Haziran 2024
⏰ 09:00
🌏 DEİK Merkezi, İstanbul
Katılım için⬇️
🔗https://t.co/Igf0jz75RO
🇹🇷🇽🇰#İşimizTicariDiplomasi pic.twitter.com/RrRR5NInRs
“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Kurtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




