Kosova

Kurti refuzoi ftesën, Prokuroria Speciale: Kushdo ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Blerim Isufaj, gjatë një konference për media, është pyetur lidhur me refuzimin e kryeministri Albin Kurti për t’u paraqitur para këtij institucioni të drejtësisë.

Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se ftesa për të dëshmuar është procedurë ligjore.

“Çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë”, deklaroi ai.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë edhe për zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie dëshmie është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi  ligjore të bashkëpunojë me institucionin e drejtësisë, prandaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve publike përfshirë Qeverinë që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas për atë që unë e ndjej dhe që mendoj se duhet bërë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë