Kosova

Kurti për masat ndaj Vuçiçit: Akt dëshpërimi dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja

Nga Gazeta 'Si' - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar sot rreth 7 masave të Serbisë për Kosovën duke theksuar se sipas tij, ata po bëhen nga dëshpërimi.

“Këto kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar Kurti, e që sipas tij janë paqësore e racionale.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiçit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiçit, që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.

Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç prezantoi pesë masa për Kosovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë