Kosova

Kurti pas takimit me Vuçiç: Draft-statuti ishte i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës

Pas takimit me Vuçiç në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin me presidentin serb,ka qenë i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti tha se ka propozuar një draft të cilin ai e ka quajtur “draft-vizion” mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve me pakicë në Kosovë.

“Në këtë takim pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimin tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.

Me këtë rast unë propozova një draft vizion si kryeministër përkatësisht me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha Albin Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë