Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se në takimin e sotëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.
Sipas Kurtit, BE-ja duhet ta bëjë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.
“Prita Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë sot. Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të zbatohet në tërësi, dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, shkroi Kurti në Twitter.
Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023
I dërguari Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se të hënën do të ketë takim në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
Ai pas takimit të sotëm me Kurtin u shpreh ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.
Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.
Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, i përbërë nga 4 serbë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.