Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje në muajt në vijim.
Ai në një deklaratë të shkurtër para mediave tha se ata gjithmonë janë gati për zgjedhje, mirëpo siç tha ai opozita duhet të bëhet gati.
“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund… Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, tha ndër të tjera Kurti.
Ditëve të fundit kryeministri ka intensifikuar takimet me liderët partiakë për të biseduar rreth agjendës legjislative.Ata po ashtu kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.