Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dialogun me Serbinë dhe deklarimet e kryeministres serbe Brnabiç se Serbia s’e njeh Kosovën nëse e ka kusht anëtarësimin në BE.
Kurti tha se nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se marrëveshja nënkupton njohjen reciproke.
“Së pari duhet ta keni parasysh që zyrtarët e lartë të Serbisë rregullisht nëpër forume i mohojnë krimet e kryera në Kosovë. Së dyti është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces që stërzgjatet ku premtohet njohja pas koncensioneve të Kosovës siç ka ndodhur, por dialogu është i shtruar për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër e ka njohjen reciproke. Ka zyrtarë në BE që e thonë më qartë këtë, ka të tjerë që kanë rezerva por nuk ka zyrtarë në Bruksel të tillë të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë që normalizimi i plotë padyshim që e nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




