Kosova

Kurti: Nuk jemi për dokumentet e përkohshme, por po bëjmë atë që Serbia bën me qytetarin tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e drejtuar prej tij nuk ka qenë asnjëherë për të vendosur dokumente të përkohshme për qytetarët serbë që hynë në territorin kosovar, por po bën atë që Serbia ka bërë vazhdimisht me qytetarët kosovarë.

“Ne nuk do të kishim preferuar dokumente të tilla. Mirëpo, nëse qytetari jonë merr një dokument të tillë, duhet ta marrë edhe një qytetar serb. Siç nuk kemi qenë për targat e përkohshme, mirëpo përderisa ka një të tillë për qytetarin tonë kur hynë në Serbi, ka nevojë që të ketë edhe për qytetarin serb që hynë në Kosovë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media të shtunën(30 korrik) në Aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga SHBA-ja.

Nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën prej shumë vitesh e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.

Osmani tha se qëndrimi i tyre në SHBA është shoqëruar me vizita të rëndësishme, ku më kryesorja ndër to ishte ajo me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Presidentja ka theksuar marrëveshjen e bërë me MCC-në, e cila parashikon investim 236 milionësh në fushën e energjisë, duke e quajtur atë si një nga marrëveshjet më të suksesshme në dekadat e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë