Kosova

Kurti: Nëse dikush priste të bëhesha kryeministër e të mos luftoja krimin në veri, s’më paska njohur vërtet

Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “është e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në vend ose të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne llogarisim që Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Beogradit se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë të japësh një çek të bardhë për të shkelur të drejtat e njeriut, për të ngacmuar fqinjët dhe për të manipuluar zgjedhjet”, deklaroi ai.

Gati një vit më parë, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në qytetet kryesore të Serbisë për të protestuar kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare dhe komunale të 17 dhjetorit 2023, me OSBE-në që raportoi “blerje votash”.

Megjithatë, më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Beogradin për të dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin me litium serb në BE. Disa ditë më vonë, më 29 gusht, presidenti francez Emmanuel Macron  konfirmoi  shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale ushtrisë serbe.

“Unë po luftoj krimin që rrënon zonat veriore të Serbisë dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi. Nëse dikush priste që unë të bëhesha kryeministër dhe që ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet”, citohet të ketë thënë Kurti në një intervistë për Euractiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë