Kosova

Kurti: Mund të reduktojmë policinë kur të hiqen ekstremistët e dhunshëm

“Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë”.

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva” të premten(9 qershor) në Dubrovnik.

Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në 'botën serbe' dhe e shikojnë atë me botën ruse."

“Kosovës i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje. Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse ekstremistët e dhunshëm ndalojnë trazirat. Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, theksoi kreu i qeverisë së Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë