Kosova

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Po të mos ishte Policia e Kosovës, Jarinja e Bërnjaku do të digjeshin

JKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinjë dhe Bërnjak. Po ashtu u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi Njësi Speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës. Aty ku ka Polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka Polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se morali i policisë së Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i lartë.

“Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i Policisë së Kosovës, unë u falënderohem atyre për punën dhe angazhimin që po bëjnë”, tha ai

Kurti njoftoi gjithashtu se të shtunën në mbrëmje do të mbledhë Këshilin e Sigurisë. Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në veri, pasi Kosova vendosi për reciprocitet ndaj Serbisë për targat e automjeteve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë