Kosova

Kurti: Mbështetja ruse për Serbinë rrezikon të gjithë Ballkanin

Nga Gazeta 'Si' - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar "se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus".

Kurti ka argumentuar se një Rusi më e fortë do të trimëronte Serbinë – dhe se jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja, Mali i Zi dhe ndoshta Maqedonia e Veriut do të rrezikoheshin nga ato që ai i përshkroi si ambicie ekspansioniste serbe.

“Në këto 25 vite në këtë shekull, ky ka qenë një çerek shekulli me shkallën më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti.

I pyetur se çfarë do të thoshte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të mbizotëronte në Ukrainë, Kurti tha se “me Serbinë si një hegjemon rajonal dhe përfaqësues rus, këto 25 vite paqeje, lirie dhe demokracie në Ballkan, të paprecedentë në histori, janë sërish në rrezik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë