Kosova

Kurti kritika Brukselit: Serbia mbron terroristët e Banjskës por Kosova mbetet akoma nën masa

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qasjes së BE-së karshi Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë rilançimit të Programit “Willy Brandt” për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Kurti ka theksuar se politikat e Kosovës janë vlerësuar vetëm në fjalë, ndërkohë që sipas tij, Serbia ka përfituar mbështetje edhe pse, referuar tij, është strehë për terroristët e sulmit në Banjskë.

“Përpjekjet tona për ta avancuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat themelore  të BE-së pranoheshin me fjalë.

Por shumë rrallë mbështeteshin në aksione. Në fjalë të tjera, politikat tona më shumë janë pëlqyer se mbështetur. E politikat e fqinjit tanë janë pëlqyer më pak, por janë përkrahur më shumë. Fqinji jonë verior që është agresor dhe që provokon tensione e synon destabilizim sot strehon e mbron terroristët, por është Kosova që mbetet nën masat restriktive të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se loja e Serbisë në mes të Moskës dhe Brukselit nuk duhet të tolerohet, ndërsa ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe është e gatshme t’i bashkohet BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë