“Barrikadat nuk duhet të tolerohen gjatë dhe duhet të hiqen”, kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërsa shtoi se nga KFOR-i kanë kërkuar edhe pak kohë.
“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej nesh, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”.
Lidhur me protestën e djeshme në Jarinjë, Kurti tha se strukturat ilegale të Serbisë duan që ta kthejnë Kosovën në vitin 1999.
“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile, kur ka njerëz të armatosur aty,që dëshirojnë që Kosova të kthehet në vitet 1999 dhe të cilët mbajnë parulla e fotografi të presidentit despotik Putin. Ata të cilët synojnë të destabilizojnë Kosovën, do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan dje. Synimi i tyre ishte të vijnë në Kosovë, nuk ishin në numër që ata e kishin paramenduar, ndërkaq organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe forcat ndërkombëtare natyrisht janë kujdesur për siguri dhe paqe”, shtoi ai ndër të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




