Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje nga takimi urgjent që pati dje me kryeministrin Rama në Tiranë.
Kurti ka thënë se ka folur në lidhje me tre çështje me homologun e tij, për sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.
“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka thënë Kurti.
Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap rrymë Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë.
“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e menjëhershme të procesit të Berlnit janë bërë na Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.
“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.
Qeveria e Kosovës shpesh ka përsëritur qëndrimin e saj pro Procesit të Berlinit, dhe pse ky i fundit nuk ka prodhuar rezultatet e premtuara.
Nga ana tjetër, dy Qeveritë vijojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i takon ‘Open Balkan’.
Takimi i Rama-Kurti u zhvillua në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.
Dy palët nuk kanë bërë asnjë përparim, përpos zbatimit të marrëveshjeve të vjetra.
Në tavolinën e kryeministrit të Kosovës, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tani ndodhet një projekt propozim për një platformë të re bisedimesh, të dorëzuar nga dy këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




