Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se takimi i sotëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte vazhdim i takimit të zhvilluar më 2 maj në Bruksel.
Kurti tha se insistimi i tyre është që të zbatohet marrëveshja në përpikëri.
Ai u shpreh se janë të interesuar që të bashkëpunojnë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit, siç e parashikon neni 7 i marrëveshjes së dakorduar.
“Institimi ynë është ajo që jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpikët i secilit nen pa vonesa e pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarat se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje, por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshëm dhe për neve ishte e rëndësishëm që ta konfirmojmë me emisiarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit.
Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekut të vetëmenaxhimit siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar, duke mos e anashkaluar edhe nenin 10″, tha Kurti.
I pyetur nëse Kosova është në rrugën e normalizmit apo të konfliktit, ai tha se vendi është në rrugën e një normalizimi të plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.