Kosova

Kurti i drejtohet Vuçiçit në Kotor: Dorëzojeni Radoiçiçin dhe serbët që morën pjesë në sulmin e Banjskës

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë organizatorin e sulmit terrorist të Banjskës Milan Radoiçiçin dhe paramilitarët e tjerë serbë që morën pjesë.

Këtë, Kurti e tha nga Kotori i Malit të Zi në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ku prezent është edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiç-in në Kosovë dhe grupin e tij paramilitar që kanë vrarë rreshterin Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar”, tha Kurti në fjalën e tij.

Para samitit Kurti përmendi planin patkoi të Serbisë, i cili kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve, të cilët gjenden strehim në Mal të Zi, ndërsa tani ky shtet po mbledh liderët e rajonit.

“Takimi i tretë i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor 6 që të bashkohen dhe të diskutojnë se si mund të integrohen më tej duke bërë reforma në vend por në të njëjtën kohë, për të parë se si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë me Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programeve mbështetëse nga Plani i Rritjes së BE-së, i cili në të njëjtën kohë do të na ofrojë akses në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ne do të shënojmë 10 vjet të Procesit të Berlinit këtë vit dhe presim që të kemi një bashkëpunim më të mirë, që nënkupton njohjen reciproke defakto dhe dejure të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast më lejoni të shpreh se jemi të pakënaqur me faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, për të cilën kemi rënë dakord 18 vjet më parë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë