Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Albin Kurti pas gati 2 javësh heshtjeje, foli shkurt për situatën politike
I pyetur në Istog nga gazetarët për konstitutimin e Kuvendit, ai u përgjigj: “Njëherë Kuvendi, pastaj qeveria”.
Më pas, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të tjera të gazetarëve. Një përpjekje e re, e nënta me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të bëhet nesër (1 maj) pas dështimit të përpjekjes së tetë të martën.
Kandidatja për kryetare Kuvendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për këtë post.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.