Kosova

Kurti: Disa të arrestuar për sulmin terrorist. BE dhe SHBA t’i kërkojë llogari Serbisë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka disa të arrestuar për sulmin në Zubin Potok, ndërkohë që Policia po vijon një operacion të gjerë, duke bastisur disa shtëpi në lidhje me sulmin terrorist në rrjetin e ujësjellësit.

Kryeministri Kurti tha se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Pasi vizitoi vendin e ngjarjes, në fshatin Varagë në Zubin Potok, Kurti u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kërkojnë llogari te Serbia për sulmin.

“Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari te Serbia, eksplozivi është vendosur nga profesionistë. Nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, tha Kurti pasi vizitoi vendin e ngjarjes në fshatin Varagë në Zubin Potok.

“Nuk është e rastësishme heshtja e Vuçiçit, po shohin dëmet që ka shkaktuar në mënyrë që të shohin çfarë episodesh të ndërmarrin. Është sulmi i tretë në 72 orë”, shtoi Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë