Kosova

Kurti dhe Vuçiç në Bruksel, por nuk takohen me njëri-tjetrin

Albin Kurti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtarë si kryeministër i Kosovës në Bruksel ku do pritet që javën e ardhshme nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian.

Edhe pse ka deklaruar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale se dialogu me Serbinë nuk ishte prioritet u tij, mediat në Prishtinë shkruajnë se kryeministri është thirrur nga liderët e Komisionit Europian në një vizitë dy-ditore nga 28 deri më 30 prill. Burimet nga Bashkimit Eropian në Bruksel, thonë se janë duke bërë përgatitjet finale për agjendën e takimeve dhe se tema kryesore do të jetë dialogu me Serbinë. Në të njëjtën javë me Kurtin, por jo në të njëjtën ditë, në Bruksel do të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha Kurti do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, por që nuk do të ketë një takim me presidentin serb, duke shmangur kështu përballjen e parë më Vuçiç. Ai pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel në datat 26 dhe 27 prill, duke u larguar përpara mbërritjes së Kurtit.

Sipas burimeve në Bruksel, Kurti të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin Oliver Verhelyi.

Dialogu me Serbinë, përballja me pandeminë në Kosovë dhe ndihma që po ofron BE-ja për përballin e saj si dhe procesi i reformave, pritet të jenë tema kryesore të këtyre takimeve. Gjithsesi edhe bisedimet me kryeministrin Kurti edhe ato me presidentin Vuçiç, pritet të shfrytëzohen për të përgatitur terrenin për një takim të tyre për të shënuar vazhdimin e dialogut në nivelin e lartë. Takime të tilla nuk ka pasur qysh nga muaj shtator, që nga takimi i kryeministrittë atëhershëm të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit Vuçiç.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiç të realizohet sa më shpejt, duke planifikuar bisedimet e para ballë për ballë në muajin maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë