Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ky takim vjen pak ditë pasi Mitsotakis është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti i kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




