Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, me të cilën e ka lënë të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në 4 komunat në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se është i gatshëm për të negociuar me ndërkombëtarët për të çtensionuar situatën.
“I lumtur që bisedova me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunojmë me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet.
Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna. Gjithmonë është mirë të flasësh me Chris MurphyCT, Senator Ricketts dhe Senato Shaheen.
I falënderova ata për mbështetjen e tyre. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të bashkive dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”, shkroi Kurti në Twitter.
Zgjedhjet e reja kanë qenë një nga kërkesat e qarta që BE u ka kërkuar palëve, ndërkohë u ka bërë me dije se Serbia duhet të marrë pjesë në këtë proces dhe të nis punën për krijimin e Asociacionit, në të kundërtën do kenë pasoja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




