Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka reaguar sërish për tensionet dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.
Përmes një mesazhi në platformen X, Kurti theksoi se edhe dy vite më parë në kufirin e Kosovës, Serbia dërgoi avionë luftarakë për t’i frikësuar.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën”, shkruan Kurti .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




