Marka italiane Valentino ka vendosur të fikë dritat në dyqanet e saj herët gjatë natës për të kursyer energji dhe për të dhënë një sinjal “ndërgjegjësimi mjedisor”, duke ndjekur hapat e gjigantit francez të luksit LVMH.
Duke filluar nga mbrëmja e sotme, dritat në rreth 95 butikë të Valentino-s anembanë globit do të fiken çdo natë në orën 22:00, tha kompania të premten, duke shtuar se vlerëson një ulje ditore të konsumit të energjisë prej mbi 800 kWh.
Ndërsa Europa përballet me rrezikun e një krize energjitike, LVMH tha muajin e kaluar se do të fikë dritat në dyqane tre orë më parë në orën 22:00. duke filluar në Francë në tetor, me plane për të shtrirë masën e kursimit të energjisë në pjesë të tjera të botës në një fazë të mëvonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.