Para

Kursimet në banka u rritën ndjeshëm gjatë korrikut

Nga Gazeta 'SI'- Stoku total i kursimeve të shqiptarëve ka arritur 1.31 trilionë lekë gjatë muajit korrik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga një vit më parë, depozitat janë shtuar me 6.7%, që vlerësohet si tepër pozitive edhe pse kjo nuk është vlerë rekord. Krahasuar me shifrat e qershorit, kursimet janë rritur me 0.8% ose rreth 11 mld lekë.

Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e këtij stoku, 718 mld lekë, janë depozita në valutë, që për një muaj u rritën me 8 mld lekë, duke kthyer përkohësisht trendin rënës të këtij zëri.

Depozitat në lekë raportohen në 595 mld në total, me një rritje 4 mld lekë prej qershorit në korrik.

Që prej fundit të 2023-shit, konsumatorët duken më të interesuar për depozitat në lekë, ndikuar nga dobësimi i fortë që ka pësuar monedha europiane. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë