Para

Kursimet në banka u rritën gjatë majit. Shqiptarëve iu ‘rikthehet’ besimi tek euro

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin maj, stoku i kursimeve të shqiptarëve shkoi në 1.3 trilion lekë, duke u shtuar me rreth 11 mld lekë nga muaji prill, ose 0.8%.

Në monedhën vendase, kursimet janë rritur me 9 mld lekë nga prilli në maj, duke arritur në pothuajse 590 mld lekë stok.

Pas rënieve të vazhdueshme, gjatë majit edhe kursimet në valutë janë rritur. BSH raporton rritje me 3 mld lekë duke qëndruar në stokun e 711 mld lekëve. Ndonëse llojet e valutës nuk përcaktohen, euro dominon në këtë sektor dhe më pak dollari. Kursimet në monedhë të huaj mbeten të preferuarat për shqiptarët edhe përballë një kursi të dobët këmbimi.

Për shkak të dobësimit të ndjeshëm të euros, vlera e depozitave në valutë mund të jetë edhe më e lartë se ajo e shprehur në lekë.

Vetë Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare tregojnë se ka një përmirësim tek financat personale të konsumatorëve dhe bizneseve vendase.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë