Para

Kursimet e shqiptarëve në banka, rekord historik. Në një muaj u shtuan me 35 mld lekë

Nga Gazeta ‘SI’ – Muaji i parë i 2025-s shënoi rritje të fortë të kursimeve në banka.

Banka e Shqipërisë raporton se në janar, stoku i depozitave preku vlerën e 1.396 miliardë lekëve, me rritje 2.6% nga dhjetori i 2024-s. Në një muaj, kursimet e shqiptarëve në banka janë shtuar me 35 miliardë lekë.

Më shumë se gjysma e stokut të depozitave është në valutë, ku dominon euro, kursimet e së cilës u rritën me 13 milionë euro. Depozitat në lekë u rritën me 21 miliardë lekë.

Në raport vjetor, janar 2024-janar 2025, depozitat në lekë janë shtuar me 10% ndërsa ato në euro me 9.3%.

Depozitat janë të vetme forma investimi të tregut financiar vendas që po përjetojnë rritje, duke lënë pas edhe titujt e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë