Treg

Kursim-krediti në rritje, kooperativat financiare po arrijnë nivelet e bankave

 Për tremujorin e dytë të vitit 2021, aktivet e tregut kursim-krediti u rritën me 11.3%, nga e njëjta periudhë e vitit 2020, duke arritur në total në vlerën e 12.8 mld lekëve.

Sektori që u përmirësua dukshëm ishte ai u kooperativave financiare (SHKK) që u rrit me 15% nga tremujori i dytë i 2020-s në tremujorin e dytë të 2021-shit.

Kooperativat financiare janë institucione me bazë anëtarësimi, kryesisht në nivel lokal, ku anëtarët mund të vendosin depozita dhe të marrin kredi. Një ndarje tepër e vogël e sektorit bankar, me vetëm 0.2% të aktiveve.

Këto struktura janë ndihmë për kategoritë shoqërore me akses të kufizuar bankar, siç janë fermerët dhe bizneset e vogla në vendet rurale.

Në fund të muajit qershor 2021, portofoli i kredisë së SHKK-ve, u rrit me 11% nga qershori i 2020-s. Masa e së cilës ishte për financimin e projekteve të bujqësisë.

Aktiviteti  i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në fund të shtatorit, depozitat përbënin më shumë 73% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato arritën shifrën e 9.2 miliardë lekëve, në rritje me 8.5% me bazë vjetore. Rritja e depozitave të SHKK-ve ka një normë rritjeje të përafërt me depozitat bankare. Por, ndryshe nga sa ndodh në sistemin bankar, struktura e depozitave të SHKK-ve dominohet nga leku. Në mesin e këtij viti, mbi 83% e depozitave totale pranë këtyre institucioneve ishin në monedhën vendase.

Numri i SHKK-ve të licencuara, sipas Bankës së Shqipërisë, është 16.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë