Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të fundit sugjeron që ndërhyrjet për të rregulluar kursin e këmbimit duhet të kryhen vetëm në raste spekulimi.
Duke shqyrtuar rastet e ndërhyrjes nga Banka e Shqipërisë, FMN llogarit se gjatë 9-mujorit të parë 2024, Banka e Shqipërisë ka kryer 40% ankande të rregullta të valutës për rezervën dhe 60% diskrecionale, pra me qëllime të tjera, në këtë rast amortizimin e kursit të këmbimit.
LEXO EDHE:
FMN: Ekonomia e Shqipërisë po sfidohet nga plakja dhe emigracioni. Burim rreziku kreditë për prona
“Kursi i këmbimit duhet të vazhdojë të ketë rolin si një përthithës i goditjeve dhe ndërhyrja të jetë vetëm një mjet plotësues, sipas rrethanave. Analiza zbulon gjithashtu se kishte disa episode të kufizuara, duke përfshirë edhe vitin 2024, në të cilat presionet kryesore të kursit u përkeqësuan nga forcat jothemelore. Në rrethana të tilla, ndërhyrja mund të shërbejë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por një ndërhyrje e tillë duhet të jetë në shkallë të kufizuar”, thuhet në raportin e Fondit.
Duke e vlerësuar si një rrezik të lartë, FMN paralajmëron se një rikthim i kursit në nivelet e 2022-shit do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet. Fondi thekson se një politikë e kujdesshme monetare është e mjaftueshme për të mbajtur në kontroll tregun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.