Ushqim

Kurrë mos i fusni në mikrovalë këto ushqime

Mikrovala është bërë pothuajse thelbësore për ngrohjen e ushqimit kur ne duam të kemi një vakt të shpejtë. Sado e përshtatshme të jetë për ne, duhet të kemi kujdes në llojet e ushqimeve që duam të ngrohim.
 Nga rreziqet e helmimit nga ushqimi deri te krijimi i kancerogjenëve në mjedis, Këshilli Europian për Informacionin e Ushqimit ka treguar pesë ushqimet që ka të ngjarë të jenë të dëmshme për ne në momentin që kalojnë në mikrovalë.
Zarzavatet

Zarzavatet mund të bëhen kancerogjene me mënyrën e ngrohjes në mikrovalë. Disa zarzavate përmbajnë nivele të larta të nitrateve, të cilat mund të shndërrohen në nitrosamines kancerogjene kur ngrohen. Për këtë arsye, Këshilli Europian i  Informacionit të Ushqimit këshillon që të mos ngrohni asnjë lloj zarzavati. Më e mira dhe më e sigurta është ta vloni ose zieni.
Mishi i shpendëve

Shumica e shpendëve mund të kenë salmonelë dhe duhet të gatuhen dhe përgatiten me kujdes. Rreziku më i madh për ngrohjen e mishit në mikrovalë është shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë, duke bërë që disa pjesë të proteinave të prishen më shpejt se të tjerat, duke bërë që stomaku juaj të reagojë negativisht. Për të zvogëluar rrezikun e helmimit nga ushqimi ose dhimbjet në stomak, rrotullojeni mishin shpesh për tu siguruar që të ngrohet dhe brenda dhe jashtë.
Kërpudhat

Këshilli Evropian për Informacionin e Ushqimit thotë se proteinat në kërpudha shkatërrohen lehtësisht nga enzimat e jashtme dhe mikroorganizmat, të cilat mund të çojnë në shqetësime në stomak nëse nuk ruhen siç duhet.
Gjithë llojet e orizit

Nëse orizi nuk ruhet siç duhet ose lihet në temperaturë dhome, ai shndërrihet në një nga vendet më të mira “për të jetuar” për bakteret dhe viruset e lindura nga ushqimi.
Ndërsa gatimi i ushqimit tuaj shpesh mund të heqë qafe bakteret, mikrovala nuk e bën këtë. Kini parasysh ta konsumoni menjëherë orizin dhe nëse tepron, hidheni pasi ngrohja e orizit më shumë se një herë rrit rrezikun e helmimit nga ushqimi.
Patatet

Lënia e patateve të skuqura apo ziera jashtë në temperaturën e dhomës, veçanërisht kur mbështillet me letër alumini, mund të bëjë që bakteret dhe viruset e lindura nga ushqimi të rriten dhe përhapen. Ngrohja e patateve në mikrovalë nuk do t’i vrasë këto baktere të cilat mund të çojnë në helmim dhe dhimbje stomaku.
Burimi:womensweekly\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë